Rrahjet e zemrës së pacientit u stabilizuan kur vetura e ambulancës futet në gropë

Vështirë se mund të cilësohen si të dobishme gropat, megjithatë ndryshe e thotë një rast në Nebraska.

Fun

23/04/2019 10:49

Gropat ia shpëtuan jetën një personi 59-vjeçar, të cilin paramedikët po e bartnin për në spital, sipas KTRK, transmeton lajmi.net.

Rrahjet e zemrës së tij arrinin në 200 për minutë, të cilat mund t’ia merrnin jetën.

Sapo ambulanca u fut në gropë, mjekët thanë se rrahja e zemrës së pacientit papritmas u kthye në normalitet.

Mjekët thonë se është e rrallë, por gjërat e tilla mund të ndoddhin.

Pacienti në fjalë pritet të rikuperohet plotësisht në ditët në vazhdim. /Lajmi.net/