Rrahje te stacioni i autobusëve në Pejë, dyshohet për të shtëna me armë
Një përleshje ka ndodhur mëngjesin e sotëm te stacioni i autobusëve në Pejë, ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se lidhur me ngjarjen policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes…

Lajme
Një përleshje ka ndodhur mëngjesin e sotëm te stacioni i autobusëve në Pejë, ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se lidhur me ngjarjen policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur edhe disa gëzhoja.
“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te stacioni i autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja, mirëpo në momentin që policia ka mbërritur në vendngjarje, nuk kanë hasur në ndonjë person, të dyshimtë apo viktimë”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/