Rrahje në Prishtinë- Katër të lënduar, tre përfundojnë në pranga

Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e një përleshjeje sot në rrugën ”Agim Deva”, në të cilën janë përdorur edhe mjete të mprehta. Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se në këtë incident kishin qenë të përfshirë disa persona, tre prej të cilëve janë arrestuar. “Sot rreth orës…

Lajme

03/10/2024 18:20

Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e një përleshjeje sot në rrugën ”Agim Deva”, në të cilën janë përdorur edhe mjete të mprehta.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se në këtë incident kishin qenë të përfshirë disa persona, tre prej të cilëve janë arrestuar.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën “Agim Deva” në Prishtinë ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Në këtë rast dyshohet se janë lënduar katër persona, njëri nga ta dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë). Lidhur me këtë rast janë deri tani janë arrestuar tre persona”, ka thënë ajo.

Policia e Kosovës në koordinim me prokurorinë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.