Rrahje mes disa personave në Prishtinë, dy prej tyre përfundojnë në QKUK
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshimtë në Prishtinë, pasi që dyshohet se të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete, ku si pasojë dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse dy…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshimtë në Prishtinë, pasi që dyshohet se të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete, ku si pasojë dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/