Rrahje masive, tetë kartonë të kuq
Rrahjet mes futbollistëve mund të jenë të rralla në ligat kryesore evropiane, mirëpo ato vazhdojnë të ndodhin në garat tjera, e sidomos ato të niveleve inferiore. Një derbi mes skuadrave braziliane Potiguar dhe Baraunas duket se nuk ishte interesant me lojën e futbollit, por u ndez me një rrahje masive. Goditje të ngjashme me sportin…
Sport
Rrahjet mes futbollistëve mund të jenë të rralla në ligat kryesore evropiane, mirëpo ato vazhdojnë të ndodhin në garat tjera, e sidomos ato të niveleve inferiore.
Një derbi mes skuadrave braziliane Potiguar dhe Baraunas duket se nuk ishte interesant me lojën e futbollit, por u ndez me një rrahje masive.
Goditje të ngjashme me sportin e karatesë ose kung-fu, solli bilancin përfundimtar ku të dyja skuadrat e përfunduan ndeshjen me nga shtatë futbollistë.
Potiguar e fitoi betejën tjetër, atë të futbollit me rezultat 2:1.