Rrahje masive në trafik në Prishtinë, policia konfiskon revole e thikë

Gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete pas një mosmarrëveshje në trafik, që kishin pasur dy prej tyre.

Lajme

04/06/2020 11:18

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë, në ora 13.30, njofton Policia e Kosovës.

Nga një i dyshuar është konfiskuar një revole ‘Zoraki’ me katër fishekë, ndërsa nga një i dyshuar tjetër një thikë.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/