Rrahje masive në Kaçanik, arrestohen pesë persona
Një rrahje masive ka ndodhur në mbrëmjen e së martës në Kaçanik.

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se të maten në ora 21:50 në Kaçanik, ka ndodhur një rrahje masive mes gjashtë personave.
Sipas njoftimit, policia ka arritur që t’i arrestojë pesë të dyshuar meshkuj kosovar dhe një i dyshuar tjetër është në kërkim, pasi që të njëjtit janë rrahur në mes vete, shkruan lajmi.net.
Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të dyshuarit tjerë pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/