Rrahje masive mes basketbollisteve (Video)
Dueli mes Southern Jaguars dhe Texas Southern Tigers solli një rrahje masive mes basketbollisteve.
Sport
Southern Jaguars dhe Texas Southern Tigers janë dy skuadra të femrave të basketbollit.
Por, me sjelljet e tyre nuk dallonin aspak nga meshkujt.
Tek rezultati 51:49 në favor të Jaguars, 12 minuta para fundit, shpërtheu një rrahje masive mes skuadrave.
Gjithçka filloi pas një blloku të një basketbollisteje të cilët nuk i pëlqen që kundërshtarja e rrëzoi në tokë.
Më pas u shpërndanë grushte e shqelma, ku edhe gjyqtarët e kishin vështirë t’i ndajnë.