Rrahje e kërcënim me armë, arrestohet ferizajasi
Të martën është arrestuar një person në Ferizaj për veprën penale “kansoje me armë & armëmbajtje pa leje & lëndim trupor”.

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së martës në fshatin Slivovë të Ferizajt, është arrestuar një person, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit, i dyshuari e ka kërcënuar me armë zjarri një person tjetër dhe më pas policia ka arritur që t’ia konfiskojë pistoletën me tetë copë fishekë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari ishte përfshirë në rrahje me viktimën dhe kishte pësuar lëndime në fytyrë ku edhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit lënda procedohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/