Rooney ndahet me Man Utd’in

Wayne Rooney do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni. Mediat britanike gjithnjë e më tepër raportojnë se sulmuesi anglez nuk do të jetë anëtar i gjigantit nga Old Trafford edhe në stinorin e ri. E përditshmja Daily Telegraph ka bërë të ditur se Rooney ka refuzuar përfundimisht ofertën e drejtuesve të…

Sport

22/01/2014 16:20

Wayne Rooney do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni.

Mediat britanike gjithnjë e më tepër raportojnë se sulmuesi anglez nuk do të jetë anëtar i gjigantit nga Old Trafford edhe në stinorin e ri.

E përditshmja Daily Telegraph ka bërë të ditur se Rooney ka refuzuar përfundimisht ofertën e drejtuesve të klubit për vazhdimin e kontratës dhe ka vendosur të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Rooney, i cili ka kontratë me Manchester Unitedin deri në verën e vitit 2015, nga viti i kaluar është kërkuar me ngulm nga rivali i Premierligës, Chelsea që ka shprehur gatishmëri të paguajë më tepër se 40 milionë për transferimin e tij.

Mbetet të shihet nëse Rooney do të bëhet anëtar i Blues për stinorin e ri, por një gjë që duket e sigurt është largimi i tij nga Manchester United.