Rooney kundër Januzajt
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka bërë të tifoz se është tifoz i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Belgjikës, ku luajnë dy bashkëlojtarë të tij, Adnan Januzaj dhe Marouane Fellaini.
Sport
Skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke joshur gjithnjë e më tepër tifozë.
Ekipi i Jurgen Klinsmannit që është duke u ndeshur me Belgjikën për një vend në çerekfinale të Kampionatit botëror ka fituar një mbështetës të ri, sulmuesin e Anglisë dhe Manchester Unitedit, Wayne Rooney.
Edhe pse Rooney është bashkëlojtar me Adnan Januzajn dhe Marouane Fellainit, që luajnë për Belgjikën, ai sonte është kundër tyre.
“Më duhet të pranoj, sot jam tifoz me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Rooney në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.