Rooney cakton testet mjekësore me klubin e ri
Wayne Rooney, brenda javës do të zyrtarizohet nga klubi i njohur, nga Major League Soccer.
Sport
Wayne Rooney, së shpejti do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore në DC United.
“Sky Sports News” raporton se sulmuesi anglez, brenda javës do të zyrtarizohet nga klubi i njohur, nga Major League Soccer.
Sulmuesi ka vendosur të largohet nga Premierliga duke vazhduar karrierën në Amerikë, përcjell “lajmi.net”.
Rooney tashmë ka komunikuar vendimin e tij për largim nga Everton. /Lajmi.net/