Ronaldo “zgjedh” Kosovën
Cristiano Ronaldo, futbollist i Kosovës. Një shaka e publikuar nga një tifoz në hapësirën “Dreamteamfc.com” në tabloidin britanik “The Sun”.
Sport
Cristiano Ronaldo është aq i pakënaqur pas barazimit të Portugalisë me Islandën sa që dëshiron të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.
Kjo është një shaka e publikuar nga një tifoz në hapësirën “Dreamteamfc.com” në tabloidin britanik “The Sun”.
Duke tentuar që artikulli të jetë sa më bindës, gazetari digjital i “The Sun”, Edward Bearryman, që shkroi këtë artikull, ka “zbuluar” edhe fjalët që ka thënë Ronaldo pas përfundimit të ndeshjes me Islandën, përcjell “Lajmi.net”.
“Ky është fundi. E kreva me Portugalinë. Në të kaluarën kishim lojtarë si Luis Figo e Rui Costa që ishin një nivel më lartë se Cristiano”, citohet të ketë thënë Ronaldo.
“Çfarë prisni nga një lojtar i dobët si Nani dhe një imbecil si Ricardo Quarezma? Nuk jam i sigurt nëse këta janë futbollistë”. “Kam kërkuar historinë time dhe jam i vendosur që ta gjejë dajën tim Shkodranin dhe të luaj për Kosovën”, ka befasuar Ronaldo, sipas Edward Bearryman.
“E njoh Adnan Januzajn dhe Xherdan Shaqirin që do të luajnë për Kosovën, por edhe ata janë fundërrina dhe nuk dinë më mirë se Danilo [mbrojtës i krahut te Real Madridi]”.