Ronaldo vazhdon problemet me lëndime, ja çka thotë Sarri

Cristiano Ronaldo vazhdon të shqetësohet nga dhimbja në gju, me trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri duke thënë se do të diskutojë dëmtimin me yllin e tij.

Sport

27/11/2019 09:23

Ronaldo u kthye në skuadrën e Juve për fitoren e së mërkurës në Ligën e Kampionëve 1-0 në shtëpi ndaj Atletico Madrid pasi mungoi ndaj Atalanta në Serie A.

Portugezi dukej se po vuante nga dëmtimi në disa raste kur goditja mahnitëse e Paulo Dybala i siguroi ‘Bianconerit’ të përfundojë në majë të Grupit D me një ndeshje të paluajtur, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk kam folur me të për dhimbjen në gju”, i tha Sarri Sky Sport Italia pasi Ronaldo i përfundoi 90 minutat e plota.

“Por ai dukej të ishte në gjendje të mirë, pasi në fazat e fundit ai po kthehej mbrapa, duke luftuar shumë dhe duke ndihmuar në mbrojtje”. /Lajmi.net/