Ronaldo tregon se si Reali mund të eliminojë PSG-në nga Liga e Kampionëve

Cristiano Ronaldo ka folur për përballjen mes Real Madridit dhe PSG-së.

Sport

12/02/2018 18:08

Më 14 shkurt, ditë e mërkurë, Real Madrid në ‘Santiago Bernabeu’ takohet me PSG-së, në 1/16 të Ligës së Kampionëve.

“Ne do të luajmë kundër një skuadre të madhe me lojtarë të jashtëzakonshëm, të cilën e respektojmë pak”, u shpreh Ronaldo kur pranoi çmimin e lojtarit të vitit 2017 nga Goal.com.

“Por, ne kemi treguar se Real Madrid ka skuadër të fortë dhe grup të bashkuar, me shumë përvojë në këtë garë”, vazhdoi ai.

“Ne e dimë se duhet të jemi shumë të fokusuar dhe të luajmë dy ndeshje të mira për të vazhduar përpara në Ligën e Kampionëve”, tha në fund Ronaldo.