Ronaldo shkëlqen edhe jashtë fushës, paguan pajisje mjekësore për të ndihmuar Portugalinë rreth koronavirusit

Cristiano Ronaldo dhe agjenti i tij Jorge Mendes po ndihmojnë të financojnë luftën e Portugalisë me koronavirusin, duke blerë një shumëllojshmëri të produkteve mjekësore.

Sport

22/03/2020 16:38

Ronaldo është rikthyer në atdheun e tij pasi sezoni i Serisë A u pezullua në fillim të këtij muaji dhe ka filluar procesin e ndihmës.

E përditshmja spanjolle AS ka zbuluar se Mendes ka filluar procesin e blerjes së furnizimeve mjekësore për spitalin Sao Joao në Porto, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi i Juventusit ka vendosur të bashkohet me iniciativën e ngritur nga agjenti i tij i cili gjithashtu përmban një shumëllojshmëri dhurimesh të tjera.

Agjenti synon të blejë 50,000 maska mbrojtëse dhe do t’i dhurojë ato së bashku, si dhe do të ofrojë mbështetje financiare për spitalet në të gjithë vendin.

Është një veprim i përulur nga Mendes i cili përfaqëson një larmi yjesh në futbollin botëror. /Lajmi.net/