Ronaldo rrezikonte të goditej me kamxhik, portugezi nuk shkon në Iran

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e Al Nassr në ndeshjen e AFC Champions League kundër Esteghlal. Trajneri Stefano Pioli e arsyetoi mungesën e yllit portugez me një lëndim të tij, duke insistuar se lojtari s’është i gatshëm 100 për qind dhe se s’donte të rrezikonte me “CR7”. Mirëpo, duket se e vërteta qëndron…

Sport

03/03/2025 14:31

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e Al Nassr në ndeshjen e AFC Champions League kundër Esteghlal.

Trajneri Stefano Pioli e arsyetoi mungesën e yllit portugez me një lëndim të tij, duke insistuar se lojtari s’është i gatshëm 100 për qind dhe se s’donte të rrezikonte me “CR7”.

Mirëpo, duket se e vërteta qëndron diku krejt tjetër.

Vendimi duket se lidhet me atë çfarë kishte ndodhur në vitin 2023 kur Al Nassr kishte luajtur në Iran me Persepolis.

Mes turmës së tifozëve që e kishin rrethuar hotelin për të bërë foto me 40 vjeçarin në Teheran, ishte edhe artistja me aftësi ndryshe nga Irani, Fatemeh Hammami Nasrabadi, e cila njihet për pikturat e saj që i bën me këmbë.

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit teksa pozoi me të, e puthi në ballë.

E sipas ligjeve iraniane, një veprim i tillë me një grua të huaj që nuk është bashkëshorte konsiderohet si tradhti bashkëshortore dhe si ndëshkim i parasheh 100 goditje me kamxhik.

Në atë kohë, ndeshja u zhvillua me garancinë se Ronaldos s’do t’i ndodhte një gjë e tillë.

Por, nga ajo kohë gjërat mund të kenë ndryshuar dhe portugezi duket se nuk ka rrezikuar dhe qëndroi në shtëpi duke mos iu bashkuar ekipit.