Ronaldo: Portugalia s’është favorite në Botëror

Luis Nazario Da Lima, më mirë i njohur si Ronaldo, mendon se Portugalia nuk është ndër favoritët për ta fituar Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’, edhe pse e ka në skuadër një lojtar si Cristiano Ronaldo. Ylli portugez është futbollisti më i mirë në botë sot, por kjo nuk e bind ‘Fenomenin’ që ai me shokë…

Sport

17/03/2014 16:51

Luis Nazario Da Lima, më mirë i njohur si Ronaldo, mendon se Portugalia nuk është ndër favoritët për ta fituar Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’, edhe pse e ka në skuadër një lojtar si Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez është futbollisti më i mirë në botë sot, por kjo nuk e bind ‘Fenomenin’ që ai me shokë ta fitojnë evenimentin më të rëndësishëm në botë të futbollit.

“Kur vjen koha e një Botërori, ekzistojnë gjithmonë disa skuadra që e nisin atë si favorite. Për mua, ato janë Brazili, Gjermania e Argjentina, ndërsa Portugalia nuk bën pjesë në këtë rresh”, deklaroi fillimisht ish futbollisti i PSV’së, Barcelonës, Interit, Real Madridit dhe Milanit.

“Sidoqoftë, lusitanët e kanë futbollistin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon, dhe një skuadër mjaft slide. Gjithçka mnud të ndodh, edhe pse ata nuk i shoh favoritë për ta fituar finalen”, përfundoi Ronaldo ‘i madh’.