Ronaldo: Portugalia do vazhdojë sukseset me ose pa mua

17:01 | 10 Qershor 2019

Fitimi i Ligës së Kombeve nga Portugalia mbrëmë ndaj Holandës, ka bërë që Cristiano Ronaldo ta çojë në 2 numrin e trofeve të fituar me kombëtaren iberike.

Ylli i Juventusit e kishte fituar Kampionatin Evropian në vitin 2016 dhe tani është padyshim lojtari më i suksesshëm në historinë e futbollit portugez.

Tashmë 34-vjeçar, Ronaldo e di se karriera e tij ndërkombëtare është drejt fundit, transmeton lajmi.net.

Por ai ka besim të plotë se Portugalia do arrijë suksese edhe pa të, pasi është ekip me shumë potencial dhe të ardhme të ndritur.

‘’Jam shumë i lumtur për triumfin. Është një gjë që më gëzon padyshim’’.

‘’Skuadra kombëtare do vazhdojë, me ose pa Cristianon. Mendoj që skuadra ka shumë potencial dhe do ketë suksese të tjera’’, deklaroi Ronaldo. /Lajmi.net/