Ronaldo nuk heziton t’i jap fanellën tifozes irlandeze
Portugalia është përballur sot me Irlandën.

Sport
Përkundër rasteve që kishin të dyja ekipet ndeshja u mbyll baras 0-0, shkruan lajmi.net.
Pas ndeshjes ishte një tifozë e vogël irlandeze që vrapoi në fushë për t’i kërkuar fanellën Cristiano Ronaldos.
Ronaldo nuk hezitoi aspak dhe menjëherë e hoqi atë dhe ia dha tifozes.
Parapraksisht portugezit iu kërkua fanella nga një futbollistë i Irlandës, por ai refuzoi t’ia jap atij para vajzes së vogël.
Cristiano Ronaldo gives his shirt to a young & emotional Irish fan who ran on the pitch at full-time to meet her idol ❤️? pic.twitter.com/EjmvM4OwU0
— SPORTbible (@sportbible) November 11, 2021
Ndërkohë, me këtë barazim tani Portugalia ka marrë kreun e grupit A me 17 pikë, aq sa ka Serbia në vendin e dytë. /Lajmi.net/