Ronaldo nuk e festoi golin e Ramosit
Goli nga Sergio Ramos e shpëtoi Real Madridin nga disfata në finalen e Ligës së Kampionëve. Por, çuditërisht, atë nuk e festoi bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo.
Sport
E pabesueshme por e vërtetë.
Sergio Ramos e shpëtoi Real Madridin nga humbja në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, kur shënoi me kokë në minutat shtesë të ndeshjes, duke e dërguar ballafaqimin në vazhdime.
Mirëpo, goli i mbrojtësit spanjoll nuk duket se u ‘mirëprit’ nga bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo.
Derisa komplet skuadra, përfshirë futbollistët rezervistë vrapuan për të festuar me Ramosin, Ronaldo e mori topin në rrjetë, e goditi në ajër dhe i vetëm filloi të ecte drejt mesit të fushës.
Pamjet e publikuara nuk lejnë hapësirë për dyshime. Arsyet e reagimit të Ronaldos nuk janë të qarta.
Mirëpo, sidoqoftë Ronaldo në fund festoi, për golin e tij që vulosi rezultatin përfundimtar 4:1, dhe triumfin e titullit të dhjetë, jubilar, në Ligën e Kampionëve.