“Ronaldo mund të ndryshjë lojën në çdo moment” – trajneri i Lazio e njeh rrezikun

Trajneri i Lazio, Simone Inzaghi, ka dhënë komentet e tij para finales së Superkupës së Italisë.

Sport

21/12/2019 18:46

Lazio do të ketë punë mjaft të vështirë përballë skuadrës së Maurizio Sarri, Juventus.

Duke dhënë komentet e tij për këtë ndeshje, Inzaghi i ka kushtuar vëmendje të rëndësishme edhe yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

“Ai është një kampion që mund të ndryshojë lojën në çdo moment” ka thënë Inzaghi për Ronaldon, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të jemi të vendosur, duke ditur se në letër Juve është favoriti i madh. Gjithsesi, krejt çka ka rëndësi është ajo që ndodh në fushën e blertë” ka shtuar trajneri i Lazio.

Juventus dhe Lazio do të kontestojnë Superkupën e Italisë në ndeshjen që do të luhet në qytetin e Riadit. /Lajmi.net/