Ronaldo mund të arrijë një rekord nesër kundër Cagliarit

Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo, mund të arrijë një rekord të ri personal nesër në ndeshjen ndaj Cagliarit.

Sport

13/03/2021 20:47

Juventusi udhëton nesër në Sardegna ku do të ndeshet me Cagliarin në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A, transmeton lajmi.net.

Ronaldo ka shënuar 20 gola në 22 paraqitje në Serie A këtë sezon. Portugezi ka arritur të shënojë në 18 stadiume të ndryshme të skuadrave në kampionat.

Vetëm Sardegna Arena i ka mbetur pa shënuar gol. Nëse nesër 36 vjeçari arrin të shënojë, atëherë nuk do të mbetet asnjë stadium i skuadrave të Serie A pa pësuar nga ai.

Tani, fokusi i “Bianconerëve” është Scudetto dhe Coppa Italia, këtë e kanë konfirmuar edhe Ronaldo edhe trajneri Andrea Pirlo./Lajmi.net/