Ronaldo – Messi 8:0

Përjashtimi i Cristiano Ronaldos në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos të dielën ishte i teti në karrierën e tij të deritashme, kurse rivali i tij kryesor, ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk është skuqur asnjëherë në nivelin e klubeve. Portugezi ishte ndëshkuar me karton të kuq katër herë gjatë kohës sa ishte futbollist i Manchester Unitedit,…

Sport

04/02/2014 08:05

Përjashtimi i Cristiano Ronaldos në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos të dielën ishte i teti në karrierën e tij të deritashme, kurse rivali i tij kryesor, ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk është skuqur asnjëherë në nivelin e klubeve.

Portugezi ishte ndëshkuar me karton të kuq katër herë gjatë kohës sa ishte futbollist i Manchester Unitedit, dhe tani po aq herë me Los Blancos.

Hera e fundit kur u dërgua në dush të hershëm ishte finalja e edicionit të kaluar në Copa del Rey, pas një dueli me mesfushorin e Atletico Madridit, Gabi.

Dhe, nëse Ronaldo së paku mposhti Messin në garë për Topin e Artë 2013, atëherë sa i përket disiplinës mes tyre, argjentinasi është kampion absolut.

Përjashtimi më i ri kundër Bilbaos, raportohet se mund t’i kushtoj Ronaldos me tri ndeshje suspendim, edhe pse më shumë ka gjasa që ai të mos luajë vetëm në ballafaqimin e radhës të Los Blancos në La Ligë, kundër Villarrealit në Santiago Bernabeu.