Ronaldo: Liga e Kampionëve po vjen për Juventusin

Cristiano Ronaldo është i bindur se gjigantët e Serisë A Juventus do të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Sport

30/07/2019 08:01

Pas tetë titujve të njëpasnjëshëm të Serisë A, Juve po kërkon lavdinë evropiane, që i mungon nga viti 1996.

Kohët e fundit, Juventus u mposht nga Barcelona në finalen e vitit 2015, si dhe nga ish-skuadra e Ronaldos dy vite më vonë, transmeton lajmi.net.

“Pasi fitova atë që fitova në Madrid më duhej një ndryshim dhe motiv i ri”, tha Ronaldo për Marca.

“Unë ende kam forcën të vazhdoj të fitoj”.

“Juventus do të fitojë Ligën e Kampionëve. Nuk e di nëse do të jetë këtë vit apo tjetri, por po vjen”, deklaroi ai. /Lajmi.net/