Ronaldo kompleton futbollistin ideal të Xavit
Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka përzgjedhur lojtarin e tij ideal në futboll, duke kombinuar elemente të ndryshme nga futbollistë të ndryshëm.
Sport
Në futbollistin ideal të njërit ndër mesfushorëve më të mirë që ka pasur futbolli viteve të fundit, bën pjesë edhe Cristiano Ronaldo, i cili ka një fizik të jashtëzakonshëm sipas tij.
“Një lojtar i përsosur duhet ta ketë forcën e Ronaldo, një lojtar me fizik të mirë, ai është një shembull”, ka deklaruar Xavi për CNN, përcjell ‘Lajmi.net’.
“Kur bëhet fjalë për prekjen e parë, aty është Sergio Busquets”, ka shtuar ai.
Në lojtarin perfekt të Xavit, bën pjesë edhe Bale me shpejtësinë e tij, Iniesta me lojën në mesfushë, e po ashtu edhe Messi, Hazard e Pedro./Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy