Ronaldo: Kam filluar të mendoj për golin e 701-të

Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të ndaloi së shënuari gola.

Sport

16/10/2019 18:57

Portugezi me golin e shënuar në sfidën kualifikuese për EURO 2020 mes Ukrainës dhe Portugalisë, ka arritur në numrin e 700 golave në karrierën e tij.

Kjo histori ka filluar me Sportingun, për të vazhduar me Manchester United, Real Madridin, Juventusin dhe Kombëtaren e Portugalisë.

“Goli më i mirë? Për mua është ky i fundit, edhe pse është ky i fundit, unë në realitet kam filluar të mendoj për golin e 701, që do ta shënoj me Juventusin”, ka deklaruar Ronaldo, përcjell lajmi.net.

Ronaldo në sezonin e parë te Juventus ka fituar titullin e Serie A, ndërsa këtë sezon do të synojë lavdinë në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/