Ronaldo, frizura më e keqe në Botëror?
Cristiano Ronaldo është aktualisht futbollisti më i mirë në botë. Por, ai ka marrë nota negative me frizurën e tij të re që mund të jetë më e keqja që kemi parë deri më tani gjatë këtij Botërori.
Sport
Cristiano Ronaldo është një prej futbollistëve më të mëdhenj, pjesëmarrës në Kampionatin botëror në Brazil.
Ylli i Portugalisë është aktualisht futbollisti më i mirë në botë, fitues i Topit të Artë 2013, dhe kampion i Evropës me Real Madridin në sezonin e fundit.
Mirëpo, derisa kualitetet e tij si futbollist janë të padiskutueshme, frizura e tij nuk është e nivelit të duhur. Ylli i Portugalisë ka vendosur të paraqitet me një frizurë të re, që sipas Eurosport, mund të jetë më e keqja që kemi parë deri më tani gjatë këtij Kampionati botëror.
Si do qoftë, golat e Ronaldos do të jenë shumë më të nevojshëm për Portugalinë se sa frizura e tij e re.
Skuadra e selektorit Paulo Bento takohet sonte në mesnatë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndeshje të cilën duhet ta fitojnë për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.