Ronaldo flet në fushë

Cristiano Ronaldo ka thënë se flet në fushë, dhe ka refuzuar të komentojë shanset e tij për të fituar Topin e Artë 2013. Ylli i Real Madridit realizoi het-trikun e tij të 19-të për gjigantin spanjoll në fitoren 5:1 ndaj Real Sociedadit në Santiago Bernabeu. Dhe, pas ndeshjes, reprezentuesi portugez ka thënë se çdo përgjigje…

Sport

09/11/2013 22:00

Cristiano Ronaldo ka thënë se flet në fushë, dhe ka refuzuar të komentojë shanset e tij për të fituar Topin e Artë 2013.

Ylli i Real Madridit realizoi het-trikun e tij të 19-të për gjigantin spanjoll në fitoren 5:1 ndaj Real Sociedadit në Santiago Bernabeu.

Dhe, pas ndeshjes, reprezentuesi portugez ka thënë se çdo përgjigje ai e jep me paraqitje në fushë. “Nuk dua të flas për Topin e Artë. Përgjigjen e jap në fushë. Është diçka që nuk varet nga unë, nuk më preokupon”, u shpreh Ronaldo i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij deri më tani gjatë këtij sezoni.

“Synoj të jap maksimumin duke luajtur mirë dhe shënuar gola, thjesht ndihmuar Realit të fitojë sa më tepër ndeshje. Paraqitjet e deritashme kanë shkuar mirë, dhe objektivi primar është të vazhdoj me këtë ritëm”, përfundoi ai.