“Ronaldo është shumë i lumtur te Juventus”
Cristiano Ronaldo është shumë i lumtur te Juventus dhe në formë të mirë para rikthimit të mundshëm të futbollit, sipas Filipe Goncalves, një portier i ri te Nacional Madeira, i cili ka punuar me yllin portugez gjatë kohës së bllokimit.
Sport
Koronavirusi kishte detyruar futbollin të ndalohej, dhe futbollistët kishin për të provuar të stërviteshin në kushte shtëpia.
Ronaldo gjatë kësaj kohe kishte udhëtuar drejt Portugalisë, në vendlindjen e tij, teksa ka shfrytëzuar një fushë futbolli për stërvitje.
“Ai dukej shumë i lumtur me përvojën e tij në Itali, në Torino dhe në veçanti për të luajtur në Juventus”, ka deklaruar Goncalves, përcjell lajmi.net.
“Ai më tha disa herë se klubi është shumë i madh, i organizuar dhe ai ka një admirim të madh për tifozët e Juventusit, të cilët kujdesën shumë për të”./Lajmi.net/