Ronaldo është i madh, edhe pa Botëror

Cristiano Ronaldos nuk i nevojitet Botërori, për t’u konsideruar lojtar i madh. Ky është mendimi i ish përfaqësuesit portugez, Luis Figo, sipas së cilit, CR7 tashmë e ka arritur nivelin e legjendave.

Sport

21/05/2014 10:56

Ish përfaqësuesi portugez, Luis Figo nuk mendon se sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka nevojë për ta fituar titullin e Botërorit, për t’u kujtuar si një futbollist i madh.

Fituesi i fundit i Topit të Artë njihet si njëri prej futbollistëve më të mirë në botë në vitet e fundit dhe këtë verë do të fokusohet tek Seleccao, në evenimentin që do të mbahet në Brazil.

“Të kujtohet sikur Pele apo Maradona? Nëse doni të mbaheni mend si ta, sigurisht që duhet ta fitoni Botërorin. Por, në përgjithësi, imazhi dhe prestigji që ka ai, nuk mendoj se ka nevojë për këtë”, deklaroi Figo për Laureus.

“Mendoj se është e rëndësishme që të ketë sukses në Botëror, natyrisht. Nëse e bëni këtë në një vend të vogël si Portugalia, të ndihmon të jesh më i rëndësishëm, por deri tash, njerëzit e njohin mirë dhe e dinë se çfarë kualiteti ka ai”, përfundoi Figo.

Portugalia do të luajë në Grupin G së bashku me Gjermaninë, Ganën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.