Ronaldo e Dybala filmohen duke kritikuar mesfushorët gjatë ndeshjes me Lyon

Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala u filmuan duke kritikuar mesfushorët e Juventusit gjatë humbjes në raundin e 16 më të mirëve të Ligës së Kampionëve kundër Lyonit.

Sport

01/03/2020 16:01

Dyshja e Juves u kapën në kamera gjatë pjesës së parë dhe mund të dëgjoheshin duke thënë se ishin të shqetësuar për mungesën e mbështetjes nga mesfusha.

RMC Sport zbuloi videon, e cila u filmua në tunel dhe shfaq ankesat e fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë – me Juventus që nuk arriti të godiste asnjëherë në portë gjatë tërë sfidës, transmeton lajmi.net.

”Ne kemi mbetur vetëm përpara, mesfushorët nuk po na japin asnjë mbështetje”, i thotë Ronaldo shokut të skuadrës Dybala.

Ish-ylli i Palermos shtoi: ”Askush nuk po e merr topin”.

Dhe Ronaldo ia kthen: ”Po e di, madje as topat e dytë, asgjë”. /Lajmi.net/