Ronaldo dhe Georgina më në fund po martohen
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez raportohet se janë gati t’i japin fund beqarisë, ndërsa raportet e fundit sugjerojnë se ceremonia do të mbahet në Madeira, ishullin portugez ku lindi legjenda e futbollit. Sipas disa raportimeve, Ronaldo, 41 vjeç, dhe Georgina, 32 vjeçe, pritet të shkëmbejnë betimet martesore në Katedralen e Funchal-it, përpara se të organizojnë…
ShowBiz
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez raportohet se janë gati t’i japin fund beqarisë, ndërsa raportet e fundit sugjerojnë se ceremonia do të mbahet në Madeira, ishullin portugez ku lindi legjenda e futbollit.
Sipas disa raportimeve, Ronaldo, 41 vjeç, dhe Georgina, 32 vjeçe, pritet të shkëmbejnë betimet martesore në Katedralen e Funchal-it, përpara se të organizojnë pritjen në hotelin luksoz me pesë yje Savoy Palace.
Data e raportuar e dasmës është 8 gushti.
Katedralja Funchal në Madeira, Portugali
Çifti nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ceremoninë apo vendndodhjen e saj, por raportet e fundit kanë shtuar spekulimet rreth asaj që mund të jetë një nga dasmat më të bujshme të personazheve të famshëm këtë vit, shkruan The Sunday Guardian.
Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez nisi në vitin 2016, kur ata u takuan për herë të parë në një dyqan Gucci në Madrid, ku Georgina punonte si asistente shitjesh. Që nga atëherë çifti kanë qenë të pandashëm.
Familja e tyre u zgjerua në nëntor 2017 me lindjen e vajzës së tyre, Alana Martina. Krahas rritjes së Alanës, Georgina u bë gjithashtu një figurë e rëndësishme në jetën e fëmijëve më të mëdhenj të Ronaldos – Cristiano Jr., Eva dhe Mateo. Në prill 2022, çifti mirëpriti në jetë vajzën Bella Esmeralda.
Ronaldo kishte deklaruar më herët në një intervistë rreth marrëdhënies me Georginën dhe se çfarë shesh në të ardhmen e tyre.
“Do të martohem me të sepse besoj se ka ardhur koha e duhur. Jo vetëm sepse është nëna e fëmijëve të mi, por sepse është personi që dua më shumë në jetë.” kishte thënë ylli portugez.
Në gushtin e kaluar, Georgina konfirmoi fejesën e tyre duke publikuar në Instagram një foto të unazës së fejesës me mbishkrimin: “Po, pranoj. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia.”
Që prej asaj kohe, çifti ka vazhduar të rrisë familjen e tyre, ndërsa spekulimet për dasmën janë shtuar vazhdimisht.
Raportet e fundit sugjerojnë se ata më në fund mund të martohen gjatë këtij viti, por ata vet nuk e kanë konfirmuar.