Ronaldo dhe Djokovic stërviten së bashku – portugezi ka një mësim për serbin

Cristiano Ronaldo dhe Novak Djokovic po stërviten së bashku.

Sport

27/12/2019 11:19

Dy ikona të sportit, Ronaldo në futboll dhe Djokovic në tenis, janë duke punuar së bashku që të mbajnë formën e tyre të lartë.

Portugezi që luan me skuadrën e Juventus ka publikuar një video në ‘Instagram’, ku shihet teksa stërvitet me reketin serb, Nole.

https://www.instagram.com/p/B6kmTU_ISxv/

Ronaldo duket se po jep mësime për serbin se si të kërcej më lartë.

“Duke mësuar Djokovic se si të kërcej më lartë. Kënaqësi të të shihja dhe të punoja me ty, miku im” ka shkruar Ronaldo në ‘Instagram’, anash videos së publikuar.

Të dy lojtarët kanë qenë në mesin e më të mirëve në dekadën e fundit, në sportet përkatëse. Ata konsiderohen edhe në mesin e më të mirëve në histori. /Lajmi.net/