Ronaldo – Bale, kjo nuk është në rregull

Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale mezi shikohen sy më sy në Real Madrid, dhe nuk komunikojnë fare mes vete.

Sport

22/05/2015 18:18

Dy prej yjeve më të mëdhenj të Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale nuk kanë raport të mirë mes vete.

Në fakt, ata mezi shikohen sy më sy pasi uellsiani nuk e ka falur portugezin për disa reagime të tij në fushën e lojës e që kanë shtuar kritikat e tifozëve ndaj tij.

Madje, sipas “6cero.com”, Ronaldo dhe Bale nuk komunikojnë fare mes vete dhe e bëjnë këtë vetëm kur pranë tyre është presidenti i klubit, Florentino Perez.