Ronaldo arrin në qendrën stërvitore të Juventusit, gati për kapitullin e ri

Cristiano Ronaldo ka mbërritur në qendrën stërvitore të Juventusit.

Sport

30/07/2018 16:12

Portugezi sot pasdite do të kryejë stërvitjen e parë me skuadrën e re.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, la Real Madridin pas nëntë viteve, duke u transferuar për 100 milionë euro në Serie A te skuadra e Juventusit.

33 vjeçari një ditë më parë mbërriti në qytetin e Torinos, ndërsa sot pasdite do të stërvitet për herë të parë me bashkëlojtarët e rinj.

Mediet në Itali kanë sjellë pamjet e para të mbërritjes së Ronaldos në qendrën stërvitore të Juventusit.

Në stërvitje te Juventus është rikthyer edhe Gonzalo Higuain dhe Daniele Rugani./Lajmi.net/