Ronaldo, 32 euro në minutë

Cristiano Ronaldo nënshkroi kontratë të re me Real Madridin deri më 2018, me pagë prej 17 milionë eurosh në vit. Por, nëse i hyjmë më thellë shifrave, do ta kuptojmë më mirë se sa të mëdha do të jenë përfitimet për yllin portugez. Ronaldo do të përfitojë 1.4 milionë euro në muaj, 327 mijë euro…

Sport

16/09/2013 20:55

Cristiano Ronaldo nënshkroi kontratë të re me Real Madridin deri më 2018, me pagë prej 17 milionë eurosh në vit.

Por, nëse i hyjmë më thellë shifrave, do ta kuptojmë më mirë se sa të mëdha do të jenë përfitimet për yllin portugez.

Ronaldo do të përfitojë 1.4 milionë euro në muaj, 327 mijë euro në javë, 46 mijë euro në ditë, ose më thjeshtë, 32 euro në minutë. Çka të shtojmë më shumë: Ronaldo është futbollisti më i paguar në botë.

Në skadim të kontratës së tij me Real Madridin – klub të cilit iu bashkua më 2009 për 94 milionë euro – Ronaldo do të jetë 33 vjeç. “Paratë nuk janë gjithçka”, deklaroi ai. Lehtë të thuhet tani….