Ronaldo, 16 ndeshje radhazi në Serie A që përfshihet direkt në gol

Cristiano Ronaldo nuk është as afër fundit.

Sport

04/07/2020 18:36

Zëra të shumtë insistonin se Cristiano Ronaldo po futet në fundin e karrierës së tij, por portugezi si gjithmonë, nuk dështon të hesht kritikët.

Sezoni 2019/20, sidomos viti kalendarik 2020, ka qenë i mrekullueshëm për Cristiano Ronaldo.

Portugezi është në një seri të jashtëzakonshme në 16 ndeshjet e fundit me Juventus në Serie A, ku në secilën ndeshje është përfshirë në gol ose asistim (përfshirë asistimin sot).

Kjo periudhë e ndeshjeve përfshinë ndeshjet nga Sassuolo deri te Torino sot.

Në këto ndeshje, Ronaldo ka shënuar 19 gola dhe ka shtuar 4 asistime për shokët e skuadrës. /Lajmi.net/