Ronaldinho mesazh Coutinhos: Kënaqi tifozët në Camp Nou, ata pëlqejnë spektaklin

Philippe Coutinho ka marrë një mesazh mbështetës nga idhulli i tij i fëmijërisë, Ronaldinho, derisa priste për debutimin te Barcelona.

Sport

26/01/2018 17:53

25 vjeçari këtë afat kalimtar i është bashkuar Barcelonës nga skuadra e Liverpoolit për 160 milionë euro.

Për të debutuar në fanellën e Barcelonës, Coutinho iu deshtë të pres deri në dy javë, shkaku i një lëndimi.

Megjithatë, kjo pritje mori fund kur braziliani zbriti në fushën e ‘Camp Nou’ në fitoren 2:0 ndaj Espanyol në Kupën e Mbretit.

“Është Ronaldinho duke folur këtu, dhe ju uron gjitha të mirat e botës”, nis urimi i ish fituesit të Topit të Artë.

“Jep gjithçka nga vetja dhe bëjë të lumtur njerëzit. Kjo është ajo që pëlqejnë ata”.

“Kënaqu dhe gjërat tjera do të vijnë pastaj”, vazhdon urimi i Ronaldinhos./Lajmi.net/