Romero pranë Tottenham, Demiral drejt Atalantas

Mbrojtësi Christian Romero është shumë afër të kompletojë kalimin te Tottenham nga Atalanta.

Sport

02/08/2021 21:53

Romero ka kërkuar largimin nga Atalanta ngase e sheh Tottenham si skuadra e duhur për të vazhduar me zhvillimin, transmeton lajmi.net.

Kalimi i Romeros te Tottenham mund të thuhet se është vetëm çështja ditësh, ngase tashmë Atalanta ka gjetur edhe pasuesin adekuat.

Atalanta është në negociata me mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral dhe duan huazim me opsion blerje.

Në rast që turku pranon të kalojë te “Zonja e Vjetër”, atëherë lehtësisht Romero mund t’i bashkohet gjigantit londinez.

Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano./Lajmi.net/