Romario: Ky futbollist është më i mirë se Ronaldo e Messi (FOTO)
Legjenda e Brazilit, Romario ka befasuar me deklaratën e tij.

Sport
Romario beson se Neymar është futbollist më i mirë se dy super yjet, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.
“Në ditët e sotme, Neymar është ylli më i madh i Brazilit. Ai është lojtari më i mirë në botë për momentin, me të gjithë respektin e duhur ndaj Messit dhe Ronaldos:, ka deklaruar Romario për ESPN, përcjell “lajmi.net”.
“Për atë që Neymar ka bërë si për Barcelonën dhe Brazilin, është koha që ai të zgjidhet numri një në planet”, ka theksuar ish reprezentuesi i Brazilit. /Lajmi.net/