Romano zbulon klubet që e duan Haaland këtë verë

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë disa detaje për sulmuesin Erling Haaland në një intervistë për “Football Espana”.

Sport

14/11/2021 16:00

Romano ka zbuluar se Haaland kërkohet nga disa klube, derisa për momentin s’ka marrëveshje me ndonjë skuadër, transmeton lajmi.net.

Gazetari italian tregon se klubet si Manchester City, Chelsea, Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich janë në listën e opsioneve për norvegjezin.

Ai shton se Haaland do vendos para fundit të sezonit, por jo tani ose në muajt në vijim, ngase dëshiron të dijë situatën tek të gjitha klubet para se të bëhet me skuadër të re.

Ndërkohë, Haaland ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro që bëhet aktive në verën e ardhshme./Lajmi.net/