Romano: Vinicius i vetmi lojtar që PSG do e pranonte shkëmbimin me Mbappe

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar disa prapaskena gjatë afatit veror mes Real Madridit dhe PSG-së.

Sport

14/09/2021 16:20

Siç dihet, PSG refuzoi 200 milionë euro nga Real Madrid për shërbimet e francezit, transmeton lajmi.net.

Romano zbulon se PSG do ishte e interesuar për shkëmbimin e Mbappe me brazilianin Vinicius Junior, por te Reali momentalisht shihet si i paprekshëm.

“Vinicius ishte i vetmi lojtar që PSG do e pranonte në shkëmbim për marrëveshjen e Mbappe”.

“Real Madrid e konsideron të pamundur dhe as nuk u diskutua mes klubeve”, tha ai.

Ndërkohë, Reali planifikon të nënshkruajë parakontratë me Mbappen, derisa PSG vazhdojë të besojë se do ta bindin për rinovim./Lajmi.net/