Romano: Vendoset përfundimisht e ardhmja e Ceballos

Dani Ceballos përfundon huazimin e tij te Arsenali në fundin e këtij sezoni dhe kësisoj do të rikthehet te Real Madrid.

Sport

30/04/2021 14:02

Ceballos nuk po kalon periudhën më të mirë të mundshme te Topçinjtë dhe një largim është duke ardhur, sipas Fabrizio Romanos, përcjell lajmi.net.

Romano ka njoftuar se Ceballos do të largohet nga Arsenali në fundin e sezonit dhe do të rikthehet te Real Madrid.

“Ceballos përfundon huazimin e tij dhe më pas do të vendosë për të ardhmen e tij në fund”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social twitter.

Ceballos ka shënuar vetëm një gol në 72 paraqitje me Gunners, mirëpo ka arritur që të dhurojë 5 asistime./Lajmi.net/