Romano tregon nëse Van de Beek do të largohet në janar nga Man Utd

'Mjeshtri' i transferimeve, Fabrizio Romano ka përditësuar të rejat e mesfushorit holandez të Man Utd, Donny van de Beek.

Sport

21/10/2021 18:04

24-vjeçari nuk duket aspak i lumtur me numrin e minutave të luajtura me klubin anglez dhe po flitet për një rikthim të mundshëm tek skuadra e Ajax, megjithatë gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano i ka mohuar këto lajme duke i quajtur vetëm “spekulime”.

“Nuk ka asgjë që po ndodh mes Ajax dhe Manchester United për Donny van de Beek. Thashethemet për një rikthim të mundshëm në janar konsiderohen “të rreme” nga të gjitha palët e përfshira, siç qëndrojnë gjërat tani.

“Meqë ra fjala, ka “shanse të mëdha” që Donny të largohet nga Man Utd në janar”, ka theksuar Romano.

Holandezi ka luajtur vetëm 141 minuta me Manchester United këtë sezon në të gjitha garat, duke kompletuar vetëm një ndeshje të plotë 90 minuta në Kupën Carabao, gjersa ka pasur vetëm 6 minuta të luajtura në Premier Ligë këtë sezon pas tetë xhirove të para. /Lajmi.net