Romano: Mourinho e do Xhakën

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka mund të largohet në verë.

Sport

27/05/2021 14:09

Arsenal pritet të bëjë revolucionin në verë duke shitur shumë lojtarë, e ndërkohë edhe Xhaka është në listën e “Topçinjve” që mund të largohen, përcjellë lajmi.net.

Romano ka njoftuar se ekziston mundësia që Xhaka të largohet dhe që trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho e do në skuadër.

“Granit Xhaka ka shanse të largohet nga Arsenal në verë, si Willlian, Hector Bellerin dhe shumë lojtarë

Roma është e interesuar ta transferojë dhe ka nisur bisedimet me agjentët, Jose Mourinho e do, gjithashtu klubet e Bundesligas janë në garë”, shkroi ai.

Ndërkohë, Xhaka ende nuk ka folur asgjë për të ardhmen./Lajmi.net/