Romano: Mbappe titullar ndaj Reims

Pavarësisht që vazhdojnë të këtë spekulime lidhur me largimin e Kylian Mbappes nga PSG këtë afat veror, duket që asgjë nuk ka ndryshuar.

Sport

29/08/2021 19:07

Sulmuesi francez do jetë titullarë ndaj klubit Reims, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano zbulon se Mbappe do jetë nga minuta e parë dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Mauiricio Pochettino në dhomën e zhveshjes.

“Kylian Mbappe do nis në ndeshjen PSG – Reims siç raportoi L’Equipe. Mauricio Pochettino e ka konfirmuar vendimin në dhomën e zhveshjes”, shkroi ai.

Ndërkohë, mediumi francez raporton se Lionel Messi do jetë në stol.

Sa i përket çështjes së Mbappes, Reali ka vendosur ultimatum deri nesër në ora 18:00 drejtë PSG-së që t’i përgjigjet ofertës./Lajmi.net/