Romano jep lajmet e fundit për Mbappen: Gjithçka varet nga Nasser Al-Khelaifi

Gazetari i njohur italian, njëkohësisht ekspert në transferime, Fabrizio Romano ka dhënë detajet e fundit për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Sport

29/08/2021 21:57

Francezi kërkohet me ngulm nga Real Madrid, skuadër që ka ofruar plotë 180 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht që ka kontratë vetëm deri në qershor, kjo ofertë nuk i ka pëlqyer PSG-së, ngase ende nuk kanë kthyer përgjigje pozitive apo negative.

Romano zbulon se ka tension të madh mes dy klubeve, por e tëra është në duart e presidenti Nasser Al-Khelaifi që ende nuk ka vendosur për të ardhmen e francezit.

“Real Madrid ofroi 170 milionë plus 10 milionë bonuse në ditët e kaluara, PSG nuk ka gjetur zëvendësues dhe ende nuk ka dritë të gjelbër nga presidenti Nasser Al-Khelaifi që të mbyllin marrëveshjen”.

“Aty ka tension të madh, sepse Florentino Perez e di që Kylian Mbappe ëndërron të luajë për Real Madridin dhe insiston, qoftë në orët e fundit të gushtit ose në sezonin 2022/23. Puna vazhdon për të gjetur zgjidhje. Por, gjithçka është në duart e Nasser”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Mbappe ka refuzuar me shumë se tre oferta nga PSG-ja, derisa marrëveshja personale me Real Madridin nuk do jetë problem./Lajmi.net/