Romano jep detajet e fundit për Mbappen, a do t’i bashkohet Real Madridit?

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar disa gjëra interesante për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Sport

31/10/2021 21:10

Pas shumë ofertave në verë, PSG refuzoi disa oferta të Real Madrid, ndërsa këta muaj nuk ka pasur asnjë spekulim lidhur me kalimin e francezit në “Santiago Bernabeu”, transmeton lajmi.net.

Romano ka zbuluar se arsyeja pse nuk ka detaje për kalimin e Mbappe te Reali është sepse PSG është tejet e zemëruar me klubin spanjoll që kanë përdorur edhe Karim Benzema për të bindur sulmuesin t’i bashkohet klubit spanjoll.

“Për Mbappe, për momentin nuk ka detaje, por Real ende e do si gjithmonë. PSG do vazhdojë të luftojë që lojtari të qëndrojë”.

“Situata e Mbappe është shumë e qetë tani sepse Real Madrid e di që PSG është e zemëruar me njerëzit e klubit dhe Karim Benzema, ngase kanë folur për Mbappen”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Mbappe ka të drejtë që të nënshkruajë parakontratë me Realin qysh në muajin janar./Lajmi.net/