Romano: Barcelona dhe Liverpool të interesuar për Sanchesin

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar interesimin e Barcelonës dhe Liverpoolit për mesfushorin e Lilles, Renato Sanches.

Sport

10/08/2021 16:29

Pas një edicioni të shkëlqyer në Ligue 1 dhe super paraqitjes me Portugalinë në “Euro 2020”, Sanches mund të thuhet se ka rigjetur formën, transmeton lajmi.net.

Romano ka konfirmuar se Barcelona dhe Liverpool e ndjekun lojtarin, mirëpo duhet të paguajnë kartonin prej 40 milionë euro.

“Është Barcelona dhe Liverpool që kanë interesim për Renato Sanches, por çmimi kushton 40 milionë euro, pra do shohim çfarë do ndodh ditëve të ardhshme”.

“Për Liverpool është e rëndësishme të shesin lojtarët për të nënshkruar me të rinjtë”, tha ai.

Ndërkohë, ndër lojtarët që do shitet është edhe Xherdan Shaqiri që kërkohet nga Lyon, Sevilla, Villarreal, Napoli dhe Lazio./Lajmi.net/